info@bega-partners.com Ita +39 392 0116073 Alb +355 69 2583812

Studio ligjore dhe fiskale Bega & Partners lind nga një ide e Elton Bega.

Profesionisti, pasi punojë për një kohë të gjatë në një studio ligjore prestigjioze në Romë, imagjinon dhe themelon një realitet të ri ligjorë dhe fiskal, të hapur internacionalitetit dhe, në veçanti, botës italo-shqiptare.

Studio ligjore dhe fiskale zhvillon aktivitetin e saj në Tiranë dhe, nëpërmjet partnerëve të vetë, në Romë.

Punojmë për të qenë një urë midis dy realiteteve, ngushtësisht të lidhura.

Me më shumë se 700 ndërmarrje italiane të pranishme në territorin, Italia është partneri komercial i parë në Shqipëri (burimi “Instituti i Statistikës”, përditësimi Janar 2020).

Janë mbi 420 mijë shtetas shqiptarë rezident në Italia: Midis tyre, më shumë se 26 mijë persona kanë fituar nënshtetësinë italiane në vitin 2019, duke konfirmuar tendencën e nisur në vitin 2015 të komunitetit më të madh në fitim e nënshtetësisë italiane (burimi “Istat”, përditësimi Janar 2021).

Këto pakë të dhëna japin idenë të raportit që ekziston midis Italisë e Shqipërisë: Një raport solid dhe në rritje konstante.

Studioja jonë është e gatshme t’iu shoqëroi në procesin e integrimit social e tregtar që keni qëllim të realizoni.

Për ta bërë, kemi zhvilluar kompetenca specifike në fushën ligjore dhe fiskale, konkretisht në sektorin civilë, tregtarë e administrativë të imigracionit: mund ta zbuloni duke na ndjekur në faqet në vijim.