Kjo informativë, e bërë në përputhje me nenin 18 të Ligjit nr. 9887, datë 10/03/2008 “Mbi mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, i Republikës së Shqipërisë dhe me nenin 13 të Dekretit Legjislativ nr. 196/2003 i cili parashikon “Kodin për mbrojtjen e të dhënave personale” i Republikës së Italisë, si dhe në bazë të Rregullores të BE-së 2016/679, e njohur gjithashtu si “Rregullorja e përgjithshme mbi mbrojtjen e të dhënave” e “GDPR” dhe në kuptim të Ligjit 98/1989 i cili parashikon “Ratifikimin dhe ekzekutimin e konventës nr. 108 në lidhje me mbrojtjen e të personave karshi trajtimit të automatizuar të të dhënave me karakter personal, të miratuar në Strasburg më 28 Janar 1981” dhe Protokollit ndryshues të mëvonshëm, përshkruan qëllimin dhe modalitetet e përdorimit dhe menaxhimit të të dhënave personale të atij që viziton dhe ndërvepron me faqen e internetit www.bega-partners.com, në vijim i përcaktuar si “Përdorues”.
Avokat Elton Bega, me zyrë në Tiranë (Shqipëri), Rruga e Durrësit, P. 192, është Titullari i trajtimit të të dhënave personale të Përdoruesit.
Avokat Elton Bega mund të trajtojë të dhënat personale të Përdoruesit në vijim:
Të dhënat personale të paraqitura vullnetarisht nga Përdoruesi siç është përcaktuar në pikën 2., germa a) e kësaj informative do të trajtohen ekskluzivisht me qëllim dhënien e një shërbimi herë pas here specifikisht të kërkuar nga Përdoruesi; Nuk është e nevojshme, për këtë arsye, që Përdoruesi të japë, më vonë, një tjetër pëlqim për sa më lart përmendur.
Nëse duhet bërë veprimtari shtesë në trajtimin e të dhënave personale, ose në rastin kur duhen bërë veprimtari ndryshuese të trajtimin të të dhënave që nuk ishin të parashikueshme kur Përdoruesi ka dhënë pëlqimin fillestarë, Titullari i trajtimit do t’i kërkojë Përdoruesit japë përsëri pëlqimin e tij për të përmbushur qëllimet e paparashikuara.
Të dhënat e lundrimit të marrshme siç është përcaktuar në pikën 2., germa b) të kësaj informative do të trajtohen për të garantuar funksionimin e saktë të Faqes së internetit; Nuk është e nevojshme, për këtë arsye, pëlqimi i shprehur i Përdoruesit.
Kërkohet të vërehet pika 7 e kësaj informative për sa i përket të drejtave të Përdoruesit edhe në lidhje me shfuqizimin e pëlqimit për trajtimin e të dhënave, si dhe pika 9 për sa i përket mundësisë për të mos marrë asnjë cookie nga kjo Faqe interneti.
Trajtimi i të dhënave personale të Përdoruesit do të bëhet pranë zyrës të Titullarit të trajtimit dhe në çdo vend tjetër në të cilin palët e përfshira në trajtim lokalizohen.
Konkretisht, trajtimi i të dhënave personale të parashtruara vullnetarisht nga Përdoruesi sipas pikës 2., germa a) të kësaj informative do të bëhet nga Titullari i trajtimit dhe nga subjekte eventualisht të ngarkuar me këtë qëllim nga Titullari i trajtimit (për shembull, konsulentë, bashkëpunues, furnizues të tretë të shërbimeve edhe teknike-informatike dhe hosting providers); Këta të fundit, nëse do të emërohen, do të veprojnë si Përgjegjës të trajtimit për llogari të Titullarit të lartpërmendur. Trajtimi i këtyre të dhënave do të bëhet nëpërmjet përdorimit të instrumenteve informatikë, telematikë dhe/ose në letër, duke ndërmarrë masat e sigurisë oportune me qëllim ndalimin, përhapjen, ndryshimin ose prishjen të paautorizuara të të dhënave në fjalë.
Trajtimi i të dhënave personale të lundrimit të marra sipas pikës 2., germa b) të kësaj informative do të bëhet nga Titullari i trajtimit dhe nga subjekte të ngarkuar me këtë qëllim nga Titullari i trajtimit (për shembull, furnizues të tretë të shërbimeve teknike-informatike dhe hosting providers); Këta të fundit, nëse do të emërohen, do të veprojnë si Përgjegjës të trajtimit për llogari të Titullarit të lartpërmendur. Trajtimi i këtyre të dhënave do të bëhet nëpërmjet përdorimit të instrumenteve të automatizuara, duke ndërmarrë masat e sigurisë oportune me qëllim ndalimin, përhapjen, ndryshimin ose prishjen të paautorizuara të të dhënave në fjalë.
Duke dërguar kërkesë të posaçme në adresën info@bega-partners.com, mund të merrni listën e përditësuar të Përgjegjësve të trajtimit.
Brenda kufijve të qëllimit të përshkruar në këtë informativë, të dhënat personale të Përdoruesit mund të t’i komunikohen subjekteve rezident/me zyrë qendrore në Shqipëri ose jashtë shtetit.
Në rast të subjekteve jashtë shtetit, komunikimi i të dhënave personale do të bëhet ekskluzivisht favor të subjekteve që i nënshtrohen juridiksionit të një Shtetit që bën pjesë në Bashkimin Evropian ose që bënë pjesë në Këshillin Evropian.
Trajtimi i të dhënave personale do të bëhet për kohën e nevojshme për arritjen e qëllimit për të cilin janë marrë ose, gjithsesi, në bazë të skadencave të parashikuara nga ligji.
Përdoruesi, në cilësinë e subjektit të interesuar, ka të drejtën e ushtrimit të të drejtave të parashikuara nga nenet 12 – 20 të Ligjit nr. 9887, datë 10/03/2008 “Mbi mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar, të Republikës së Shqipërisë dhe neneve 15 – 22 të Rregullores BE 2016/679, në lidhje me:
– Aksesin e të dhënave personale;
– Konfirmimin e ekzistencës apo jo të të dhënave në fjalë dhe të drejtën e marrjes dijeni të përbërjes dhe origjinës;
– Korrigjimin, përditësimin ose fshirjen e tyre;
– Kundërshtimin e trajtimit ose kërkesën për kufizim;
– Transferimin e të dhënave;
– Shfuqizimin e pëlqimit. Shfuqizimi nuk paragjykon ligjshmërinë e trajtimit bazuar në pëlqimin e dhënë më parë.
Përdoruesi mund të ushtrojë të drejtat e lartpërmendura duke i shkruar Avokat Elton Bega, në adresën info@bega-partners.com ose në adresën Tirana (Shqipëri), Rruga e Durrësit, P. 192 (1001).
Përdoruesi ka, gjithashtu, të drejtë të paraqes ankim pranë Autoritetit garant për mbrojtjen e të dhënave personale.
Faqja e internetit mund të përmbajë lidhje me faqe interneti të subjekteve të tjerë, të vendosura për të lehtësuar Përdoruesin.
Titullari nuk ushtron kontrollin mbi përbërjen e faqeve të internetit të subjekteve të tjerë, as në lidhje me trajtimin përkatës të të dhënave personale; Kështu që, Titullari nuk mund të konsiderohet, në asnjë rast, përgjegjës për trajtimin e të dhënave të bërë nëpërmjet ose në lidhje me faqet e internetit të subjekteve të tjerë.
Çfarë janë cookie-t? Janë file të vogla teksti që faqet e internetit e vizituara nga përdoruesit i dërgojnë serverëve të tyre, ku memorizohen për t’u përcjell përsëri faqeve të internetit të mësipërme në rast shqyrtimi të ardhshme.
Ekzistojnë cookie teknikë, të domosdoshëm për funksionimin e faqes së internetit (për shembull, janë cookie teknikë ata që, me qëllim përmisimin e eksperiencës të lundrimit, memorizojnë personalizimet e Përdoruesit, si gjuha e konsultimit) dhe cookie profilizimi, që bëjnë të mundur krijimin e profilit të Përdoruesit me qëllim që t’i dërgohen mesazhe reklamuese të personalizuara.
Informohet Përdoruesi që Faqja e internetit përdor cookie teknikë, me qëllim funksionimi i Faqes së internetit në fjalë dhe përmisimi të eksperiencës të lundrimit. Ndërsa, Faqja e internetit nuk përdor cookie profilizimi.
Nëse Përdoruesi nuk dëshiron të marrë asnjë lloj cookie nga Faqja e internetit, mund të ngrejë nivelin e mbrojtjes të privatësisë browser-it të vetë nëpërmjet funskionit përkatës. Informohet Përdoruesi që, në këtë rast, mund të mos jetë i mundur lundrimi në Faqen e internetit ose përdorimi, tërësisht o pjesërisht, të funksionove të saj.