info@bega-partners.com Ita +39 392 0116073 Alb +355 69 2583812

E Drejta e familjes dhe e imigracionit

Spostimet dhe transferimet

Asistojmë shtetasit e BE-së dhe jashtë BE-së të cilët dëshirojnë të kalojnë kufijtë e Vendit tonë dhe/ose të transferohen për arsye familjare, studimi, shëndeti, pune dhe turizmi.

Sistemi i informacionit Schengen

I drejtohemi Autoriteteve kompetente për të verifikuar praninë e sinjalizimeve në Sistemin e Informacionit Schengen (SIS).

Dëbimet

Në rast dëbimi, si gjyqësorë dhe administrativë, asistojmë, nëpërmjet partnerët e vet të licencuar në juridiksionin italian, sipas rastit palën në paraqitjen e kërkesës për revokim Prefekturës dhe Kuesturës kompetente dhe/ose kërkesë për autorizim të posaçëm për të hyrë përfaqësisë konsullore dhe Ministrisë së Brendshme.

Emigrantët dhe lejet e qëndrimit

Përfaqësojmë emigrantët në raporte me Autoritetet, me qëllim lëshimin dhe rinovimin e lejes së qëndrimit, lejes së qëndrimit për familjarët e shtetasve të BE-së, konvertimin e lejes së qëndrimit, edhe në përputhje me “Decreto flussi” (si për shembull, konvertim i lejes së qëndrimit për arsye studimi në leje qëndrimi për arsye pune; nga leje qëndrimi për arsye pune sezonale në atë jo sezonale etj.).

Bashkimi i trungjeve familjare

Asistojmë trungjet familjare në praktikat e bashkimit familjarë.

Nënshtetësitë italiane dhe shqiptare

Japim mendime dhe asistojmët, nëpërmjet partnerët e vet të licencuar në juridiksionin italian, emigrantët në praktikat e fitimit të nënshtetësisë italiane dhe shqiptare (nënshtetësi për arsye rezidence, martese, ius sanguinis, lindje në territorin italian/shqiptarë etj.).

Dështimi i procedurave administrative

Në rast dështimi të procedurave administrative, paraqesim kërkesa për rishqyrtim dhe vlerësojmë, nëpërmjet partnerët e vet të licencuar në juridiksionin italian, inicimin e procedurave gjyqësore e të padive pranë Gjykatave civile e administrative.

Familje de facto

Ndihmojmë familjet de facto të bëhen familjes de iure, nëpërmjet procedurave të birësimit të personave madhorë pranë Gjykatave.

Të miturit e huaj

Kujdesemi, nëpërmjet partnerët e vet të licencuar në juridiksionin italian, për të miturit e huaj në gjendje të vështirë dhe familjarët e tyre në procedurat e autorizimit të posaçëm, në përputhje me nenin 31 D.lgs. 286/1998, pranë Gjykatës për të miturit. Ofrojmë, gjithashtu, konsulencë të afërme të miturve të huaj të cilët janë emëruar tutorë nga familjarët e të miturit, duke i asistuar në procedurat e formalizimit të emërimit si tutorë i të miturit pranë Gjykatave italiane/shqiptare.

Përgatitje, përkthim dhe legalizim i dokumenteve

Ndihmojmë në përgatitjen, përkthimin dhe legalizimin e dokumenteve [legalizimi është procedura që nevojitet për t’u përdorur në Itali një dokumente i huaj dhe për të përdorur një dokumente italian jashtë shtetit].